electronic tagging

Burg shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për person të dënuar

March 24, 2026
1 minut lexim

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka filluar zbatimin e një vendimi tjetër gjyqësor, me të cilin përdoret mbikëqyrja elektronike gjatë ekzekutimit të dënimeve. Bëhet fjalë për rastin e tretë ku aplikohet kjo masë.

Sipas informacionit nga institucioni, është marrë vendimi i dytë për zëvendësimin e dënimit me burg me arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për një person që duhej të vuante dënimin në një institucion korrektues.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Ohër, ku dënimi me burg prej një viti do të ekzekutohet në kushte shtëpiake, me përdorimin e pajisjeve për ndjekje elektronike.

Autoritetet sqarojnë se në rast të mosrespektimit të rregullave dhe kufizimeve, shërbimet e probacionit/vëzhgimit do ta njoftojnë gjykatën, sipas Ligjit për Probacion.

Zyra e probacionit pranë Gjykatës Themelore në Ohër është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për zbatimin e masës, ndërsa Departamenti për Mbikëqyrje Elektronike do të kryejë monitorim të vazhdueshëm të personit 24 orë në ditë.

Me këtë masë mundësohet ekzekutimi i dënimeve në kushte të kontrolluara shtëpiake, me qëllim të zbatimit më efikas të sanksioneve dhe zvogëlimit të ngarkesës së institucioneve korrektuese.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli do te marrim nen kontroll nje pjese te madhe te libanit 69c29b2ddf426
Lajmi i mëparshëm

Izraeli: Do të marrim nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit

bytyqi ulja e tvsh se per derivatet e naftes nuk eshte zgjidhje per krizen energjetike 69c2a10116e32
Lajmi i radhës

Bytyqi: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës nuk është zgjidhje për krizën energjetike

Të fundit nga

ShkoLartë