bullgaria therret te ngarkuarin me pune te maqedonise se veriut lidhur me refuzimin e hyrjes ne vend te nje deputeti 6abc36ac3c88c

Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, për shkak të refuzimit të hyrjes në vend të deputetit bullgar Angel Georgiev, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve BTA, ministria bullgare tha se Georgiev, kryetar i Komisionit të Parlamentit Bullgar për Politikat ndaj Bullgarëve Jashtë Vendit, iu refuzua hyrja më 27 shtator, ndërsa po udhëtonte si pjesë e një delegacioni parlamentar për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore lidhur me çështjen kundër shtetases bullgare Iva Mihailova në Koçan.

Ministria tha se autoritetet bullgare i kanë kërkuar Shkupit një shpjegim për rastin, duke shtuar se Georgiev kishte hyrë më parë në Maqedoninë e Veriut pa vështirësi për të marrë pjesë në seancat dëgjimore të së njëjtës çështje.

Ministria e përshkroi vendimin për t’i refuzuar hyrjen si “provokues”.

Dje, Georgiev tha se autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kishin penguar të hynte në vend. Sipas tij, zyrtarët përmendën si arsye për refuzimin shpenzime gjyqësore të papaguara të lidhura me një çështje gjyqësore.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian befasohet nga kerkesa e nje fansi i kerkoi te nenshkruante canten birkin prej rreth 40 mije eurosh 6abc33fbdc37f
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian befasohet nga kërkesa e një fansi: I kërkoi të nënshkruante çantën “Birkin” prej rreth 40 mijë eurosh

mbi 1 trilion dollare ushqim hidhet ndersa miliona njerez vuajne nga uria 6abc37f022fd4
Lajmi i radhës

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Të fundit nga

ShkoLartë