bullgaria dhe gjermania ndertojne fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh 68adc00470906

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

August 26, 2025
1 minut lexim

Kompania gjermane Rheinmetall, një furnizues i sistemeve për industrinë e mbrojtjes, do të marrë pjesë në ndërtimin e dy fabrikave në Bullgari, njoftoi drejtori i saj, Armin Papperger, të hënën. Njëra prej fabrikave do të jetë për prodhimin e barutit, ndërsa tjetra për predha artilerie.



Lajmi u bë i ditur nga Papperger gjatë një takimi të tij me liderin e partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), njëherësh ish-kryeministrin Boyko Borisov, në Dyzeldorf, vetëm disa ditë para vizitës së presidentit bullgar, Rumen Radev, në Gjermani.

Fabrikat do të jenë projekt i përbashkët i kompanisë gjermane Rheinmetall dhe ndërmarrjes shtetërore bullgare Vazovski Mashinostroitelni Zavodi (VMZ).

Investimi do të ketë një vlerë të përgjithshme prej mbi 1 miliard eurosh, tha të hënën drejtori i Rheinmetall-it, Papperger, pa saktësuar se sa nga kjo shumë do ta mbulojë kompania gjermane.

“Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm në të ardhmen”, shtoi Papperger.

Lajmi vjen disa muaj pasi u përfol për një investim të mundshëm të Rheinmetall-it në Bullgari. Në mars, Papperger dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë vizituan vendin dhe u takuan me presidentin Radev dhe kryeministrin Rosen Zhelyazkov. Borisov, i cili nuk mban ndonjë post në qeveri, më pas njoftoi për një vizitë të tij në Gjermani, ku u takua me drejtuesit e kompanisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohen ne itali dy vellezerit shqiptare pritet ekstradimi ne shqiperi 68adbed6b9c28
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

policia parandalon kontrabande me cigare ne vlere rreth 80 mije euro 68adc0eebe992
Lajmi i radhës

Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë