bukojcani kercove ne shtator nis ndertimi i autostrades nikolloski zbulon afatet 6a9de56e36018

Bukojçani–Kërçovë: Në shtator nis ndërtimi i autostradës, Nikolloski zbulon afatet

September 7, 2026
1 minut lexim
att.u0dOhRlb5bz57VxHX5wzzkiNRkGXdJpo178YMOcEoPA

 

Shkup–Kërçovë – Ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë pritet të nisë së shpejti, duke u bërë segmenti i gjashtë autostrador që ndërtohet njëkohësisht në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se gjatë kësaj jave pritet të përfundojë përzgjedhja e kompanisë që do të ndërtojë segmentin, ndërsa punimet mund të nisin deri në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Në garë janë tre ofertues, ndërsa vlerësimi po bëhet së bashku me BERZH-in.

Ndërkohë, në autostradën Kërçovë–Ohër, në tetor pritet të hapet pjesa më e ndërlikuar – tunelet dhe galeritë te Preseka, që Nikolloski i cilësoi si ndër tunelet më të gjata në vend.

Sipas tij, nëse kushtet atmosferike e lejojnë, i gjithë autostrada Kërçovë–Ohër pritet të vihet në përdorim gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Nikolloski tha gjithashtu se punimet në segmentin Gostivar–Kërçovë po zhvillohen sipas planit dhe afati i përfundimit mbetet fundi i vitit 2029.

Pas përfundimit të këtyre projekteve, në fokus janë edhe rrugët ekspres Koçan–Vinicë–Dellçevë–kufiri me Bullgarinë dhe Radovish–Strumicë–Novo Sellë–kufiri me Bullgarinë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ryan reynolds le te kuptohet se si do ta festoje ditelindjen e 50 te 6a9de17d0c28b
Lajmi i mëparshëm

Ryan Reynolds lë të kuptohet se si do ta festojë ditëlindjen e 50-të

Të fundit nga

ShkoLartë