bujqesi me kredi mashtrimi i ri meta vijon tallja me fermeret vendi i vetem ne europe ku sektori merr 0 fonde 68682d885530a

“Bujqësi me kredi, mashtrimi i ri” Meta: Vijon tallja me fermerët, vendi i vetëm në Europë ku sektori merr 0 fonde

July 4, 2025
min lexim

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se “bujqësia me kredi” është mashtrimi i ri. Ai thotë se miliona euro para të dhuruara për fermerët tanë nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Meta shton se edhe 310 mijë euro për bujqësinë, u zhvatën nga një punonjës i inceneratorit inekzistent të Tiranës, të cilin e shndërruan në fermer për t’i kaluar paratë.

Kreu i PL-së thotë se vazhdon tallja me fermerët, blegtorët dhe agro-përpunuesit, duke u premtuar kredi me fonde sovrane.

“Pra meqenëse paratë e falura nga BE për ju të dashur fermerë përfunduan në xhepat e korrupsionit, atëherë Kreu i Organizatës ju fton të aplikoni për kredi sovrane ashtu siç ju gënjeu edhe në vitin 2015, me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mashtrim banal”, shkruan Meta.

Postimi:

“Bujqësi me kredi”, mashtrimi i ri.

Miliona euro para të dhuruara për fermerët tanë nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Nuk u ndalën në babëzinë e tyre, aq sa edhe 310 mijë euro për Bujqësinë, u zhvatën nga një punonjës i inceneratorit inekzistent të Tiranës, të cilin e shndërruan në fermer për t’i kaluar paratë.

Ndërkohë zero fonde për blegtorinë, zero fonde për serat, frutikulturën dhe agro-përpunimin. Përballë këtij korrupsioni galopant, BE ndërpreu edhe për dy vitet e ardhshme grantet për Bujqësinë. Plot 120 milionë euro para të dhuruara ju hoqën fermerëve tanë, sepse BE kërkon të kthehen pas paratë e korrupsionit.

Ndërkohë vazhdon tallja me fermerët, blegtorët dhe agro-përpunuesit, duke u premtuar kredi me fonde sovrane. Pra meqenëse paratë e falura nga BE për ju të dashur fermerë përfunduan në xhepat e korrupsionit, atëherë Kreu i Organizatës ju fton të aplikoni për kredi sovrane ashtu siç ju gënjeu edhe në vitin 2015, me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mashtrim banal.

Jemi i vetmi vend në Europë ku Bujqësia merr zero fonde europiane, ndërkohë që Serbia përfiton plot 280 milion euro. Jemi i vetmi vend në Europë që shtyp prodhimin vendas me tatim vlerë të shtuar 20 përqind. Nuk ka Bujqësi në BE që financohet me kredi, por vetëm me para të drejtpërdrejta të dhuruara. Prandaj “Bujqësi me Kredi”, është thjesht një Mashtrim i Ri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tripunovski gruri do te blihet me 12 denare cmimi me i larte i deritanishem i blerjes 6868242ca5c4f
Lajmi i mëparshëm

Tripunovski: Gruri do të blihet me 12 denarë, çmimi më i lartë i deritanishëm i blerjes

liverpooli ben veprimin e paimagjinueshem per familjen e diogo jotas 68682dffedd16
Lajmi i radhës

Liverpooli bën veprimin e paimagjinueshëm për familjen e Diogo Jotas

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë