Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli një tjetër moment të veçantë për publikun, teksa në skenë u ngjit si i ftuar special këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili.
Ai erdhi si një surprizë për Klodin dhe familjen e tij, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në Klan Arena.
Qamili interpretoi live disa nga këngët e tij të shquara shkodrane, të cilat u pritën me entuziazëm nga publiku.
Momenti u shndërrua shpejt në festë të vërtetë. Atmosfera ishte aq e zjarrtë, sa që të pranishmit në studio nisën të vallëzonin, ndërsa e njëjta energji u ndje edhe në shtëpinë e BBVK 4.
Surpriza për Klodin u konsiderua si një nga momentet më emocionuese dhe më festive të mbrëmjes, duke i dhënë finales një tjetër dimension përtej garës për çmimin e madh.
Burimi: botasot.info

