bujar osmani uron izet mexhitin per fitoren ne politike fjala e fundit u takon qytetareve 68f558b214c33

Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!

October 19, 2025
1 minut lexim

Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka uruar Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN për fitoren, raporton SHENJA.

Ja dhe statusi i tij i plotë:

Të dashur miq, mbështetës dhe qytetarë të nderuar,

Në fillim dua të shpreh kënaqësinë time për ditën zgjedhore. Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet.

Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë fushatës: nga aktivistët dhe shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave, forumin rinor. Ishte me të vërtetë një nder të punohej me përkushtim dhe sakrificë, një proces gjatë të cilit u krijua një vizion i bukur për Çairin, por edhe shumë miqësi të reja.

Megjithatë, në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft gjatë në politikë për t’i njohur dhe respektuar mesazhet që qytetarët i dërgojnë. Edhe pse fushata nuk ishte as e drejtë as e ligjshme në çdo aspekt, por unë nuk dua të ankohem, sepse besoj se ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në sitiata si kjo.

Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.

Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë.

Për hapat e ardhshëm politik, ditëve në vijim.

Ju faleminderit!

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erkan arifi shpall fitore ne likove 68f55814528d3
Lajmi i mëparshëm

Erkan Arifi shpall fitore në Likovë

myrto uzuni perballe heung min son ne play off 68f55a736c074
Lajmi i radhës

Myrto Uzuni përballë Heung-min Son në ‘play-off’

Të fundit nga

ShkoLartë