bujar osmani takohet me profesor adnan ismailin ne fokus kultura e librit dhe mbeshtetja per arsimin 68ac6bb87dea1

Bujar Osmani takohet me profesor Adnan Ismailin, në fokus kultura e librit dhe mbështetja për arsimin

August 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 gusht – Kandidati Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me profesor Adnan Ismailin, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një prej institucioneve më të rëndësishme të botimeve në gjuhën shqipe në vend.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=276&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F08%2Fbujar osmani takohet me profesor adnan ismailin ne fokus kultura e librit dhe mbeshtetja per arsimin%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi profesor Ismailin si një figurë kyçe në promovimin e kulturës së leximit dhe zhvillimin intelektual të brezave në Çair dhe më gjerë. Ai theksoi se për dekada, shtëpia botuese Logos-A ka sjellë librin më afër zemrës së qytetarëve dhe ka ndikuar në ndërtimin e një kulture të leximit të qëndrueshme.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Osmanit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me profesorin Adnan Ismaili, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një nga shtyllat më të mëdha të botimit në gjuhën shqipe, me seli në Çair.

Për dekada, ai ka sjellë librin më afër zemrës dhe raftit të çdo gjenerate duke e bërë kulturën e leximit pjesë të përditshmërisë sonë.

I shpreha falënderimin tim për gjithë kontributin e tij të pamatshëm për Çairin dhe për njerëzit këtu.
Në të njëjtën kohë, bashkë me Kemal Matoshin, Sekretar për Arsim në degen e BDI-së në Çair, biseduam për bashkëpunimin që do të hapet pas 19 tetorit, kur përgjegjësia e komunës do të jetë në duart tona: një nga prioritetet tona do të jetë mbushja e bibliotekave shkollore me libra të rinj e të larmishëm, sepse dhurata më e madhe që mund t’i japim fëmijëve dhe qytetarëve tanë është qasja tek librat që hapin mendjen dhe horizontet.

Nga ky takim mora edhe një dhuratë të veçantë – botimin e veprës së Sami Frashërit , një kujtesë se libri mbetet mjeti më i fuqishëm për emancipim dhe përparim.

539089318 2665081197029100 1990224837333231453 n 333x250 1

539064787 2665081170362436 5499461200153013941 n 333x250 1

539033089 2665081137029106 257148353363181802 n 390x224 1

538707471 2665081123695774 2668334918694836378 n 390x238 1

537903758 2665081163695770 459107824709921236 n 188x250 1

538707471 2665081123695774 2668334918694836378 n 1536x936 1

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erera mbi 100 km h dhe permbytje ne italine veriore shpallet alarm ne rajonet emilia romagna 68ac6a4d00c83
Lajmi i mëparshëm

Erëra mbi 100 km/h dhe përmbytje në Italinë veriore, shpallet alarm në rajonet Emilia-Romagna

new york times shqiperia vendi qe te mahnit me bukurite natyrore dhe mikpritjen 68ac6d559ea91
Lajmi i radhës

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

Të fundit nga

ShkoLartë