bujar osmani sfidon mexhitin eja ta nenshkruajme nje marreveshje te noteri nese humb te japesh doreheqje nga qeveria 68c3cc525e9de

Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!

September 12, 2025
min lexim

Kundërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e vet, por vetëm si një hap drejt një karrigeje në Qeveri. Për të, Çairi asnjëherë nuk ka qenë qëllim, por mjet. Kështu tha sonte kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani para qytetarëve të Çairit, ndërsa sfidoi kundërkandidatin e tij me një propozim të qartë.

“Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, madje edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë komunën e Çairit deri sa ju të mos më ndërroni me votë. Asnjëherë, për asnjë funksion, pa marrë parasysh çfarë oferte mund të më japin nesër. Edhe nëse më propozojnë për ministër – unë nuk do ta lë funksionin e kryetarit të komunës. Por, të njëjtën marrëveshje duhet ta pranojë edhe Mexhiti. Nëse ai humb, duhet të japë dorëheqje – menjëherë. Kjo është çështje e moralit politik dhe e ndershmërisë personale. E pastaj le të shohim kush është i ndershëm e kush jo në qëllimet e veta”, tha Osmani.

Nëse kandidati humb, ditën tjetër të japë dorëheqje, shtoi Osmani.

“Ashtu siç unë gjithmonë kam bërë kur kam qenë kandidat”, shtoi Osmani.

Historia është e qartë, vijoi më tej ai, kur politikanët e vërtetë kanë kandiduar për funksione lokale, fillimisht janë dorëhequr nga funksionet e tyre në Qeveri.

“Këtë e ka bërë Teuta Arifi si zëvendëskryetare e Qeverisë. Këtë e ka bërë Nevzat Bejta si ministër për Vetëqeverisje Lokale. Këtë e ka bërë edhe Zekirija Ibrahimi si deputet. Është e natyrshme me atë akt të tregosh se komuna nuk është variant rezervë për ty. Por se hyn me gjithë zemër, nëse vërtet je i përkushtuar ndaj komunës dhe ndaj Çairit”, tha Osmani.

Kjo marrëveshje, sipas tij, është test për sinqeritetin.

“Për të parë kush vërtet do të punojë për Çairin – dhe kush do ta përdorë Çairin për t’u kthyer në funksion në Qeveri. Qytetarët kanë të drejtë të dinë: kush është këtu për ta, e kush është këtu vetëm për veten”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irlanda spanja dhe sllovenia po shqyrtojne terheqjen nga eurovision nese izraeli lejohet te marre pjese 68c3bb11e23b2
Lajmi i mëparshëm

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë

kembimi valutor 12 shtator me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 68c3cdb51e3fb
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 12 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë