bujar osmani prezanton programin zgjedhor 2500 vende parkimi ndermarrje e re komunale dhe lufte kunder korrupsionit 68da6e1299188

Bujar Osmani prezanton programin zgjedhor: 2500 vende parkimi, ndërmarrje e re komunale dhe luftë kundër korrupsionit

September 29, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, prezantoi programin e tij zgjedhor me prioritete të qarta, afatshkurtra dhe afatgjata, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë menjëherë.

“Prioriteti ynë i parë është mobiliteti në Çair, sepse ky është parakushti për funksionet e tjera: 2500 vende të reja parkimi, një ndërmarrje e re komunale për higjienë dhe një politikë e re për luftën kundër korrupsionit. Do të transmetojmë drejtpërdrejt të gjitha fazat e prokurimeve publike, sepse duhet ta heqim imazhin se të gjithë politikanët janë të korruptuar. Vetëm kështu do ta rikthejmë besimin e qytetarëve”, tha Osmani.

Ai shtoi se Çairi nuk mund të jetojë më në kaos, pa rregull dhe i kapur nga një “klikë” që nuk e qeveris as nga vetë komuna. Sipas tij, qytetarët nuk kërkojnë vetëm ndërrim emrash nëpër funksione, por ndryshim të vërtetë të kulturës së qeverisjes.

“Qytetarët kërkojnë ndershmëri, përkushtim dhe një qasje të re në menaxhimin e komunës. Koha për këtë ndryshim është tani”, theksoi ai.

Në programin e tij, Osmani prezantoi dy drejtime kryesore veprim urgjent për problemet më kritike dhe një vizion afatgjatë për zhvillimin e Çairit.

“Programi im ndahet në një trajektore urgjente, që nis që nga dita e parë, dhe vizionin Çair 2040, të përgatitur nga arkitektë të njohur botërorë nën udhëheqjen e Michel Rojkind. Ky dokument nuk do të lidhet me mandatin e një individi apo partie, por do të jetë një marrëveshje shoqërore e qytetarëve”, sqaroi Osmani.

Ai paralajmëroi se Çairi gjendet në një udhëkryq: ose do të vazhdojë rrugën e korrupsionit dhe ndërtimeve pa leje, ose do të zgjedhë vizionin e një komune evropiane dhe moderne.

“Qytetarët nuk kërkojnë vetëm ndërrim politikanësh. Ata kërkojnë ndryshim të kulturës, sjelljes dhe mënyrës së qeverisjes. Ky është mesazhi që e dëgjoj nga të gjithë, dhe për këtë arsye sot e fillojmë së bashku me qytetarët këtë ndryshim”, përfundoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali me mesazh per ali ahmetin shqiptareve tu thuash zagare kjo nuk falet kjo nuk harrohet 68da60fd743d8
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali me mesazh për Ali Ahmetin: Shqiptarëve t’u thuash zagarë – kjo nuk falet, kjo nuk harrohet!

shkarkimi i veliajt berisha kukulla ne presidence e rames do te firmose sot per daten e zgjedhjeve te parakohshme 68da6f7d9c156
Lajmi i radhës

Shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë sot për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Të fundit nga

ShkoLartë