bujar osmani po shpifin per neve 68cbfc97d2969

Bujar Osmani: Po shpifin për neve

September 18, 2025
1 minut lexim

Pa dashur të jem ironik, do të jem i sinqertë, madje më pëlqeu kjo akuzë dje, sepse zakonisht kur nisin me akuza të tilla, ata tashmë po përgatiten të justifikojnë humbjen,” u shpreh Bujar Osmani, si përgjigje ndaj pyetjes nëse AKI po bashkëpunon me Levicën në zgjedhjet në Strugë, Gostivar dhe Tetovë.

“Kjo është aftësia dhe ky është qëllimi për dallim me këto shpifje, se duan që pas në nëntorit të kenë aftësinë se si njerëzve të tyre, opinionit t’ua shpjegojnë pse rezultati është ai. Nuk ka tjetër si të jetë. Ne kemi Besëlidhjen Aleancën Kombëtare për Integrim që është bashkimi më i madh në 20 vitet e fundit. Partitë më të mëdha politike, që vetëm në zgjedhjet e viteve të fundit kanë ndarë 80-90% të trupit votues shqiptar”.

Tutje Osmani tha se: “19 tetori është 13 gushti i dytë, ku njerëzit do të vendosin për dy koncepte, jo vetëm për individë: A do të vazhdojmë të jemi zot të shtëpisë, apo do të hizmeqar, të cilat politikatna i dizajnojnë të tjerët. Prandaj, nuk ka dicka të tillë. Më vjen keq që ajo që flitet në çdo tavolinë nga oponentët politikë flitet , se mos keni dert se ne VMRO do të na mbështet. Fillimisht, ajo nuk është politikë që i nderon ata. Unë jam çdo ditë në komunikim me qytetarët maqedon, për shkak se trokis derë më derë. Dhe ata thojnë: pikërisht për këto tema që fola sot – papastërtinë, ndërtimet pa leje dhe korrupsionin – ata thonë se dora jonë nuk do të votojë asnjëherë njerëzit që e shkatërruan komunën”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mozzik raportohet se eshte paraqitur ne dogane per te sqaruar ceshtjen e oreve te sekuestruara 68cbf8775df6c
Lajmi i mëparshëm

Mozzik raportohet se është paraqitur në Doganë për të sqaruar çështjen e orëve të sekuestruara

albrim hoxha vlen dhe struga gati per fitore me 19 tetor 68cc026ceaca0
Lajmi i radhës

Albrim Hoxha: VLEN dhe Struga gati për fitore më 19 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë