bujar osmani nuk heq dore nga open ballkani ishte projekt i mire 6afb7ea1bbff6

Bujar Osmani nuk heq dorë nga Open Ballkani: Ishte projekt i mirë!

November 17, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i BDI-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka lavdëruar sërish projektin kontrovers të Ballkanit të Hapur, duke pretenduar se ky model bazohet në barazinë mes shteteve dhe lehtësimin e procedurave administrative për qarkullim.

 

“Ballkani i Hapur është kundërthënës me Botën serbe, a e dini pse? Sepse në Ballkanin e Hapur janë shtete që janë të barabarta me njëra-tjetrën dhe i lehtësojnë procedurat administrative për qarkullim”, ka deklaruar Osmani.

 

Deklarata e Osmanit rikthen në debat pikëpyetjet mbi konceptin e barazisë rajonale që ai ia atribuon Ballkanit të Hapur, në një kohë kur një shtet i rëndësishëm i rajonit mbeti jashtë kësaj nisme.

 

Megjithatë ai nuk shpjegoi mungesën e Kosovës në këtë nismë, pasi të gjithë liderët politikë në Kosovë e refuzuan Ballkanin e Hapur.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rroni per noren i kam premtuar qe do ta prese jashte 6afb63d290c15
Lajmi i mëparshëm

Rroni për Norën: I kam premtuar që do ta presë jashtë

kadrijaj kritikon qeverine per energjine elektrike ky eshte vetem fillimi dimer i veshtire po na pret 6afb7f0026f3a
Lajmi i radhës

Kadrijaj kritikon Qeverinë për energjinë elektrike: Ky është vetëm fillimi, dimër i vështirë po na pret

Të fundit nga

ShkoLartë