BUJAR OSMANI 3

Bujar Osmani me të rinjtë në Çair: Mbështetje e fuqishme financiare për të rinjtë, ata do të vendosin si do të shpërndahet buxheti i komunës

August 23, 2025
min lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot zhvilloi një takim me të rinjtë e komunës, ku prezantoi vizionin e tij për “Çairin e Ri”. Ai theksoi se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit dhe burimi kryesor i komunës, pasi mbi 43% e banorëve të Çairit janë nën 30 vjeç.

“Nuk mund të dizajnoni një vizion për ‘Çairin e Ri’ pa përfshirë ata që përbëjnë 50% të popullsisë së Çairit. Ky është forca jonë më e madhe dhe kapitali ynë më i çmuar,” tha Osmani.

Osmani paralajmëroi ndërtimin e një qendre multifunksionale të re në qendër të Çairit, në sheshin “Skënderbej”, e cila do të përbëhet nga tre komponentë kryesorë:

Laboratori digjital dhe inovativ Osmani e përshkroi si “një hapësirë ku të rinjtë do të mund t’i shfaqin aftësitë e tyre kreative përmes konceptit ‘bëje vetë’. Laboratori do të jetë i pajisur me mjete dhe teknologji bashkëkohore, ku çdo i ri do të ketë mundësi të eksperimentojë, të krijojë dhe të inovoje.” Ai shtoi se ky laborator do të jetë “një qendër e gjallë për ide dhe inovacione, ku talenti i të rinjve do të kthehet në zgjidhje konkrete për Çairin.”

Biblioteka moderne e cila do të jetë si klasike ashtu edhe tërësisht e digjitalizuar. “Komuna do të digjitalizojë të gjitha librat e nevojshëm përmes sistemeve open source, në mënyrë që çdo i ri nga telefoni i tij të ketë qasje në literaturën që i nevojitet. Të rinjve të Çairit do t’ua ofrojmë një bibliotekë të tërë në xhep dije të qasshme gjithmonë dhe kudo,” deklaroi Osmani.

Qendra kulturore e dedikuar për grupet rinore muzikore, artistike dhe krijuese. “Kjo qendër do të jetë shtëpia e kreativitetit në Çair. Grupet muzikore, kolektivet artistike dhe talentet e rinj do të kenë hapësirë ku do të mund të ushtrojnë, të shprehen dhe të performojnë. Dua që jeta kulturore e Çairit të ketë një skenë që reflekton energjinë rinore dhe talentin e tij,” theksoi Osmani.

“Ky kompleks do të jetë zemra e vizionit për ‘Çairin e Ri’ dhe simbol i rilindjes urbane të komunës,” theksoi kandidati për kryetar komune.

Osmani gjithashtu paralajmëroi bursa komunale për studentët më të mirë nga Çairi, për mbështetjen e zhvillimit akademik, si dhe krijimin e një Fondi për inovacion, i cili çdo vit do të financojë idetë më inovative të të rinjve.

“Komuna do të mbështesë të rinjtë që përmes përdorimit të inteligjencës artificiale do të zhvillojnë zgjidhje që e lehtësojnë punën e përditshme të komunës dhe jetën e qytetarëve,” tha Osmani.

Kandidati njoftoi gjithashtu formimin e Këshillit Rinor të Çairit, i cili do të vendosë për shpërndarjen e 5% të buxhetit të komunës. Po ashtu, do të realizohet projekti “Talentët e Çairit”, përmes të cilit studentët më të mirë do të punësohen drejtpërdrejt në administratën komunale.

Vizioni i Osmanit përfshin edhe përmirësimin e hapësirave publike dhe qasjen digjitale, që nënkupton: renovimin e parqeve, ofrimin e internetit falas në hapësirat publike, si dhe kurse shtesë falas për të rinjtë në programim, kodim dhe aftësi digjitale.

“Çairin duam ta shndërrojmë në qendër të teknologjisë. Nëse gjysma e popullsisë janë të rinj, atëherë duhet ta shfrytëzojmë këtë kapital dhe të krijojmë komunën e së ardhmes,” përfundoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kirsten dunst te gjithe e shqiptojne emrin tim gabim kam hequr dore nga korrigjimi i tij 68a99555d4d09
Lajmi i mëparshëm

Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij

IZET MEXHITI 2 2
Lajmi i radhës

Mexhiti sjell shtetin në Merovë, fjala e dhënë po bëhet vepër (FOTO)

Të fundit nga

Zbulohet hëna gjigante jashtë sistemit diellor

Një hënë gjigante përreth një planeti që gjendet 133 vite drite larg nesh. Mendohet se është mijëra herë më e madhe se gjithë satelitët natyrorë të Sistemit Diellor. Sipas vrojtimeve të realizuara
ShkoLartë