TIMCO MUCUNSKI

Bujar Osmani më shumi vizita në Serbi se sa në Kosovë, konfirmon Mucunski

July 21, 2025
1 minut lexim

Beogradi më i afërt se Prishtina për ish ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. Për katër vite mandat si ministër i Punëve të Jashtme, Osmani ka realizuar më shumë vizita në Serbi se sa në Republikën e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Timço Mucunski gjatë një konference për media ka thënë se ish krye diplomati Bujar Osmani gjatë mandatit të tij ka realizuar 11 takime dypalëshe me kolegët e tij nga Serbia.

“Aktiv në këtë temë, dëgjoj, është edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Gjatë katër viteve ai ka pasur 11 takime dypalëshe me kolegët e tij nga Serbia. Unë nuk gjykoj nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe, por përsëris, si ministër i Jashtëm, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë. Por nuk mundeni ju të kritikoni angazhimin me cilindo nga fqinjët tanë, ndërkohë që vetë keni pasur numër rekord takimesh pikërisht me përfaqësues të atyre fqinjëve. Ne jemi një botë maqedonase dhe synojmë të zgjerojmë interesat e politikës sonë të jashtme” ka deklaruar Mucunski.

Kujtojmë se pikërisht gjatë mandatit të Bujar Osmanit si ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut u organizua Samiti i OSBE-së, ku ai solli në vend ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, një figurë kyçe e regjimit të Vladimir Putinit dhe zëdhënës i agresionit ndaj Ukrainës.

Burimi:3shi.net

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për shportën minimale: Do të propozojë të ketë pesë kategori, një çift i ri nuk i ka nevojat e njëjta sikur pensionistët

perforcohet bashkepunimi ekonomik me marokon dhe mbeshtetja per nisma mucunski dhe burita 687e395955b64
Lajmi i radhës

Përforcohet bashkëpunimi ekonomik me Marokon dhe mbështetja për nisma, Mucunski dhe Burita

Të fundit nga

ShkoLartë