bujar osmani me nje votim me 19 tetor mund te ndryshohet kursi i historise 68f1f0d763f93

Bujar Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

October 17, 2025
1 minut lexim

Më 19 tetor, qytetarët me një votim do t’i japin një drejtim të ri historisë. Kështu deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja, duke bërë sërish një paralele midis ditës së votimit dhe 13 gushtit.

“Prandaj thashë, 19 tetori është ‘13 gushti i dytë’. Ashtu siç sot të gjithë pyesin ‘ku ishe më 13 gusht’, do të pyesin ‘ku ishe më 19 tetor’,” deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, pikërisht tani është krijuar momenti kur historia ndodhet në një udhëkryq dhe kur me një vendim duhet të prishet komoditeti dhe rehati.

“Unë hyra në këtë betejë si ‘punëtor’, si rojtar i kursit dhe i sakrificës së njerëzve, i djersës dhe gjakut të tyre,” tha Osmani.

Ai theksoi se nuk ka asnjë ambicie personale për karrierë në Çair, sepse në veprimtarinë e tij politike tashmë i ka arritur të gjitha pozicionet e mundshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Unë nuk jam si kundërkandidati im, i cili pas 12 vitesh si kryetar komune, gjatë të cilave e shkatërroi komunën dhe u zhvendos në Butel, tani po kthehet përsëri për të kërkuar besimin e qytetarëve,” tha Osmani.

Sipas tij, Izet Mexhiti e ka tradhtuar një herë organizatën e vet, liderin e vet dhe aktivistët që kanë punuar për të, dhe tani kërkon përsëri një shans.

“Prandaj dua t’u drejtohem shikuesve: Dilni dhe votoni! Sidomos në Çair. Ne kemi mbi supe barrën që ta pastrojmë këtë ‘laborator’ që dëshiron të instalojë koncepte të kundërta me vlerat tona,” theksoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita nderkombetare per zhdukjen e varferise 68f1d68222587
Lajmi i mëparshëm

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

plagosja me arme ne qendren tregtare si nisi sherri mes te rinjve per parkimin ne megatek 68f1f237503f4
Lajmi i radhës

Plagosja me armë në qendrën tregtare, si nisi sherri mes të rinjve për parkimin në “Megatek”!

Të fundit nga

ShkoLartë