bujar osmani leje falas per vozitje per te rinjte me te mire ne cair 68bc1b9258b66

Bujar Osmani: Leje falas për vozitje për të rinjtë më të mirë në Çair

September 6, 2025
1 minut lexim

Në Çair u hap një kapitull i ri i shpresës dhe përfshirjes rinore. Kandidati për kryetar të komunës Bujar Osmani e lansoi projektin “Ti flet, Çairi ndryshon: Kutia e problemeve në Çair”; një nismë që synon t’i japë zë të rinjve me ide, propozime dhe vizione për komunën.

“47% e qytetarëve të Çairit janë nën moshën 30 vjeçare. Kjo është një forcë e jashtëzakonshme, një energji që duhet kanalizuar në mënyrë institucionale. Ne nuk duam që rinia të ndihet e lënë pas dore, por të bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes në komunë”, tha Osmani.

Propozimi kryesor ishte që komuna e Çairit do të mbulojë shpenzimet për patentë shoferët për të rinjtë më të dalluar.
“Për studentët me notë mesatare 10.00; për ata që do të fitojnë vendin e parë, të dytë ose të tretë në garat republikane; si dhe për të rinjtë që do të marrin shpërblime ndërkombëtare, komuna do të mbulojë të gjitha shpenzimet për marrjen e patentë shoferit. Ky është mesazhi ynë: suksesi shpërblehet, mundi njihet, e rinia ka përkrahjen e komunës së saj”, theksoi Osmani.

Në kuadër të projektit, ai paralajmëroi edhe hapjen e Qendrës Rinore Multifunksionale në Sheshin Skënderbe; krijimin e një fondi për inovacion; si dhe bursa për studentët më të talentuar. Përmes kutisë së problemeve dhe platformës digjitale, të rinjtë do të kenë mundësi të japin idetë e tyre për projekte konkrete që komuna do t’i mbështesë.

“Ky nuk është vetëm një projekt elektoral; është një lëvizje gjithëpopullore e shpresës. Jemi këtu për të dëgjuar zërin e rinisë, për t’i bërë ata pjesë të ndryshimit dhe për ta kthyer Çairin në model të bashkëjetesës dhe inovacionit”, përfundoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga fushe topana zeri i qytetareve do te jete udherrefyesi yne per cairin 68bc0e9222e49
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Fushë Topana: Zëri i qytetarëve do të jetë udhërrëfyesi ynë për Çairin

fermeret qe eksportojne ne suk te roskovecit prodhimet shkojne ne serbi mal te zi dhe poloni 68bc1cf4a909d
Lajmi i radhës

Fermerët që eksportojnë/ Në Suk të Roskovecit, prodhimet shkojnë në Serbi, Mal të Zi dhe Poloni

Të fundit nga

ShkoLartë