bujar osmani ka frike nga debati publik me izet mexhitin i vardiset hristijan mickovskit 68bc6f5605205

Bujar Osmani ka frikë nga debati publik me Izet Mexhitin, i vardiset Hristijan Mickovskit

September 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka shprehur rezervat e tij lidhur me mundësinë e një debati publik me ministrin e Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, gjithashtu kandidat për kryetar komune të Çairit, transmeton Zhurnal.mk

Osmani, në përgjigje të pyetjes nëse do të pranonte debat me kundërkandidatin Izet Mexhiti, tha se ai nuk i ikën debateve, por se debati kyç që i nevojitet shtetit është me Hristijan Mickoskin.

“Unë natyrisht nuk do t’i ik debatit, mirëpo unë mendoj se nuk duhet ta bëjmë me ndërmjetësues. Unë dua të debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin”, tha Osmani.

Mexhiti u bëri thirrje Osmanit që të urdhërojë në çdo vend dhe kohë për të sqaruar të gjitha dilemat që kanë shpërthyer në këtë fazë të fushatës elektorale.

“Tash ka dal për Çairin, le të urdhërojë kudo dhe kur të dojë, ti sqarojmë të gjitha dilemat,” tha Mexhiti, duke theksuar gatishmërinë për një debat transparent dhe të hapur publik për përballjen e ideve dhe planeve të dy kandidatëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tetova nuk ka me etje mbi 10 mije banore te bregut te diellit do te kene uje te pijshem 68bc68abda107
Lajmi i mëparshëm

Tetova nuk ka më etje, mbi 10 mijë banorë të “Bregut të Diellit” do të kenë ujë të pijshëm

tripunovski pritet nje vjelje rekord prej mbi 100 milione kilograme rrush vere deri me 4 shtator jane grumbulluar tashme 30 milione 68bc6ff0ebeab
Lajmi i radhës

Tripunovski: Pritet një vjelje rekord prej mbi 100 milionë kilogramë rrush vere, deri më 4 shtator janë grumbulluar tashmë 30 milionë

Të fundit nga

ShkoLartë