bujar osmani formon ndermarrje publike komunale per higjiene cair i paster me 120 punetore dhe mekanizim te plote 68de62938b8c4

Bujar Osmani formon ndërmarrje publike komunale për higjienë “Çair i Pastër” me 120 punëtorë dhe mekanizim të plotë

October 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi formimin e një ndërmarrjeje publike komunale për higjienë brenda gjashtë ditëve të para pas marrjes së mandatit, si element kyç në strategjinë për përballjen me gjendjen alarmante të papastërtisë në të cilën ndodhet komuna.

“Do ta ndajmë Çairin në rajone, çdo ekip do të jetë përgjegjës për një lagje. Do të blihen cisterna për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve, si dhe mekanizim i plotë si fshesa mekanike,” theksoi Osmani.

Sipas tij, çështja e higjienës nuk është çështje e mbledhjes së pikëve në fushatën parazgjedhore, por është një çështje themelore për jetën dinjitoze të njerëzve.

“Krijimi i një ndërmarrjeje publike komunale për higjienë në Çair do t’u mundësojë qytetarëve që, kur të dalin nga shtëpitë në mëngjes, gjëja e parë që do të shohin të jenë punëtorët e higjienës komunale që kujdesen për një Çair të pastër,” tha Osmani.

Ai shtoi se në ndërmarrjen e re “Çair i Pastër” do të punësohen 120 persona, puna kryesore e të cilëve do të jetë mirëmbajtja e pastërtisë. Ndërmarrja, gjithashtu, do të kujdeset për higjienën dhe ruajtjen e objekteve fetare dhe historike në Çair.

“Përgjegjësinë për të siguruar një Çair të pastër e ndiej më shumë si mjek dhe si prind, sesa si kandidat për kryetar komune, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe këtë po jua premtoj: se për disa muaj Çairin do ta bëjmë komunën më të pastër në qytetin e Shkupit,” përfundoi Osmani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti sfidon Ahmetin: Dil publikisht trego a po qëndron para dyerve të VMRO-DPMNE-së për të hyrë në Qeveri (VIDEO)

publikoi videot e nipit te saj me fjalor banal ne tiktok flet natasha rombula njerez jemi te gjithe bejme gabime dhe 68de63f6091ce
Lajmi i radhës

Publikoi videot e nipit të saj me fjalor banal në TikTok, flet Natasha Rombula: Njerëz jemi, të gjithë bëjmë gabime dhe..

Të fundit nga

ShkoLartë