bujar osmani denon thirrjet raciste ne kumanove mungesa e reagimit te qeverise eshte skandaloze 688f4ec3b598b

Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”

August 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 gusht – Bujar Osmani ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste dhe fashiste të dëgjuara gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku u brohoritën slogane si “vdekje për shqiptarët”, “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “për një Maqedoni të pastër”.

Ngjarja ndodhi në prani të një delegacioni qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili nuk reagoi as gjatë ndeshjes dhe as më pas – çka Osmani e cilësoi si skandaloze dhe thellësisht shqetësuese.

“Thirrjet e tmerrshme të dëgjuara në Kumanovë përbëjnë një skandal në vetvete, por edhe më shqetësuese është heshtja e Kryeministrit dhe Qeverisë. Kjo heshtje dërgon mesazh të rrezikshëm për normalizimin e gjuhës së urrejtjes në shoqëri,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, Mickoski e humbi rastin të tregojë se është kryeministër i të gjithë qytetarëve, duke mos reaguar as simbolikisht ndaj thirrjeve skandaloze. Ai shtoi se Qeveria ka reaguar me më shumë seriozitet për çështje të parëndësishme, ndërsa tani ka heshtur ndaj një rreziku real për bashkëjetesën.

“Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një vargu të ngjarjeve ku nxitja ose tolerimi i gjuhës anti-shqiptare po bëhet normë. Kujtojmë edhe rastin e Bogevskit, i cili u shpërblye pas deklaratave të turpshme ndaj shqiptarëve,” theksoi Osmani.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që e duan të ardhmen e vendit të reagojnë pa vonesë dhe pa ekuivok ndaj urrejtjes dhe racizmit.

“Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë qytetarët. Mjaft më me normalizim të urrejtjes. Duhet t’i themi ndal gjuhës fashiste, me zë të qartë,” përfundoi ai.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania do ti jape ukraines dy sisteme te tjera mbrojtese shba te do te rimbushin rezervat 688f4b7c3ca8e
Lajmi i mëparshëm

Gjermania do t’i japë Ukrainës dy sisteme të tjera mbrojtëse, SHBA-të do të rimbushin rezervat

maturantet sot mbyllet raundi i i i aplikimeve per ne universitete fazat e tjera 688f5067592be
Lajmi i radhës

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

Të fundit nga

ShkoLartë