bujar osmani bashkim po por vetem per ceshtjet strategjike jo per heqjen e balancuesit gjuhes dhe marreveshjes se ohrit 68e90ab1d567b

Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit

October 10, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët theksoi se gjatë kësaj fushate zgjedhore thelbësore është debati përmbajtësor dhe përballja e ofertave para qytetarëve.

“Unë mendoj se në fushatën zgjedhore më e rëndësishme është debati dhe përballja e ofertave. Ne nuk jemi të njëjtë. Kemi dallime në të gjitha çështjet”, deklaroi Osmani, duke theksuar se uniteti duhet të bazohet në mbrojtjen e përbashkët të postulateve kyçe kombëtare.

Ai e përsëriti mesazhin e tij drejtuar kundërkandidatit Izet Mexhiti, duke theksuar se ekzistojnë dallime të qarta në qasje dhe në parime.

“Z. Mexhiti e di vetë këtë, e kam thënë, ne kemi dallime në të gjitha pikat. Mos e prekni gjuhën, mos e prekni Balancuesin, mos e prekni Marrëveshjen e Ohrit. Këto janë çështjet për të cilat duhet të bashkohemi”, tha Osmani.

Ai shtoi se uniteti duhet të lindë nga kujdesi i përbashkët për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve.

“Derisa nuk ka bashkim për çështjet tona strategjike, derisa çdo ditë shqiptarët përzihen nga puna, derisa kthehen në zero në çdo konkurs, nuk mund të jem indiferent ndaj kësaj”, theksoi Osmani.

Ai reagoi ashpër ndaj gjendjes në të cilën ndodhet Komuna e Çairit, e cila, sipas tij, është rezultat i korrupsionit dhe mungesës së rendit dhe vizionit gjatë 20 viteve të fundit.

Osmani tha se përballja e vërtetë do të ndodhë më 19 tetor, kur qytetarët do të bëjnë vlerësimin e tyre zgjedhor.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rmv jane marre 46 koncesione ne sektorin e minierave per shkak mosrespektimi i ligjeve 68e90a0f0d93f
Lajmi i mëparshëm

RMV, janë marrë 46 koncesione në sektorin e minierave për shkak mosrespektimi i ligjeve

njerezit i druhen rames dhe berishes analisti ben andoni presidenti duhet te jete me i kujdesshem me dekretet 68e90c1550f85
Lajmi i radhës

“Njerëzit i druhen Ramës dhe Berishës”- Analisti Ben Andoni: Presidenti duhet të jetë më i kujdesshëm me dekretet

Të fundit nga

ShkoLartë