buja bashke me vlora citakun takojne grate e bujanit e bregut te zi 68b225f052272

Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi

August 30, 2025
1 minut lexim

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me deputeten dhe njëherësh sekretaren e përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitakun, kanë zhvilluar takime me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi.

Buja ka thënë se takimi ka qenë i mbushur me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren e përbashkët.

‘‘Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot, në praninë e Sekretares së Përgjithshme të PDK-së dhe Deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Vlora Çitaku, të cilën e falënderojmë për përkrahjen dhe angazhimin e saj të çmuar, zhvilluam një takim të paharrueshëm me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi.

Ky takim u mbush me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren tonë të përbashkët. Gratë e këtyre fshatrave na dhanë një mesazh të qartë: përkrahje masive për projektin tonë politik për Lipjanin.

Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje.

Lipjani që po ndërtojmë do të jetë një komunë ku zëri dhe kontributi i grave do të jenë themel i zhvillimit dhe progresit tonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

financial times trump propozon forca paqeruajtese kineze per ukrainen 68b225069799f
Lajmi i mëparshëm

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën

selena gomez po i jep fund beqarise 68b22713df8ea
Lajmi i radhës

Selena Gomez po i jep fund beqarisë

Të fundit nga

ShkoLartë