budallalleqet e tua djali akuzon rende babain per veprime te pahijshme 68864e111ecce

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

July 27, 2025
min lexim

Marjana dhe Qaniu, janë një çift i martuar prej 53 vjetësh që jeton në Itali. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i ka sjellë një konflikt i lindur nga djali i madh, Ervini. Ata kanë tre fëmijë, por Qaniu i ka dhënë gjithçka Ervinit me qëllimin për “ta sjellë në rrugë të drejtë”, siç shprehet ai, pasi djali luante kumar.



Sipas çiftit, djali u kishte premtuar se do t’i mbante në shtëpinë ku jeton me bashkëshorten e dytë, por tani i ka nxjerrë në rrugë. Prindërit po jetojnë me djalin e vogël, Florindin, që banon me qira por kërkojnë të kthehen në shtëpinë e tyre.

Ervini merr pjesë në seancë përmes lidhjes telefonike, ku thotë se ai ka kontribuar në familje, ndërsa hedh një akuzë të rëndë kundrejt babait.

Qani: A të kam thënë 10-15 herë hajde në familje të bëjmë bisedën si të ndajmë gjërat? Brenda 24 orëvee të kam thirrur tri herë, çfarë më the sot në mëngjes?

Ervin: Faji jot është, nuk është faji im, faji jot është!

Qani: Për çfarë arsyeje? Se të besova që më ke lënë në rrugë sot? Se Florindi ka shtëpinë e vet me qira. Unë të dhashë shtëpinë ty, t’i dhashëtë gjitha, me dy shtëpi, dy martesa, dy makina, gjithë borxhet në Itali e Shqipëri?

Ervin: Po gjithë budallallëqet që ke bërë ti?

Qani: T’i kam bërë të gjitha gjërat unë!

Eni Çobani: Pse, çfarë budallallëqesh ka bërë, Ervin? Për çfarë budallallëqesh flitet, Ervin? T’i thuash  babait për budallallëqet e tua është një çikë e rëndë se është babai juaj.

Ervin: Më vjen zor se ka për të ngelur me gisht në gojë, por nuk po i tregoj gjërat se ai e di shumë mirë për çfarë po flas. Që në fejesën e parë që jam fejuar, që me nusen e dytë që kam marrë dhe gjërat e tjera i di shumë bukur ai, s’dua të fus në sherr edhe plakën me gjërat që ka bërë budallallëqe ai, ai i di shumë  mirë gjërat për çfarë flas.

Eni Çobani: Duhet të na i thuash se ne nuk e kuptojmë se ai ka ardhur, të akuzon  ty që i  ke marrë pronën me mashtrim.

Ervin: Nuk mund t’jua them se goca e huaj  ka krijuar familje sot.

Qani: A je i zoti të më vish këtu përballë?

Eni Çobani: Në qoftë se e nënkuptoj, ju po flisni se babai juaj ka bërë veprime jo të duhura kundrejt nuseve tuaja?

Ervin: Ekzakt, po.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë! Në qoftë se ju akuzoni babanë tuaj…

Marjana: Ç’janë këto fjalë kështu, znj. Eni? Ai ka punuar në mes të fabrikës së gomës, me 2500  punëtorë  dhe s’i ka dalë zëri, ç’janë këto budallallëqe që nxjerr nusja e tij? Ç’janë këto budallallëqe, na fëlliqën fare!

Qani: I djeg atij dhe do të shpifë gjëra se mua më njohin të gjithë!

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rregulla te reja per hyrjen ne zonen schengen sistemet ees dhe etias prekin edhe shtetasit e ballkanit perendimor 68864c5e0d460
Lajmi i mëparshëm

Rregulla të reja për hyrjen në zonën Schengen – Sistemet EES dhe ETIAS, prekin edhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor

ahmeti temperaturat ekstreme po shkaktojne zjarret ne kosove natyra ne rrezik 6886501e36ed8
Lajmi i radhës

Ahmeti: Temperaturat ekstreme po shkaktojnë zjarret në Kosovë, natyra në rrezik

Të fundit nga

ShkoLartë