Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me logjikë të saj populli votoi gabim dhe ajo flet saktë.
“Me vetëbesim absolut, logjikë zero dhe vetëkritikë të zhdukur si thesari i shtetit.
Fillon bukur, si çdo komedi që shtiret serioze:
“Urime fituesit të zgjedhjeve.”
Pastaj, pa marrë frymë, kalon te refreni klasik: fituan, por s’bënë asgjë.
Domethënë, sipas kësaj logjike të artë, populli votoi gabim, por ajo foli saktë.
Një matematikë që as nxënësi më i dobët i klasës së parë nuk do ta pranonte, por që në LDK quhet “analizë politike”.
Sepse, t’i humbësh zgjedhjet me 13% dhe të dalësh të flasësh për “qeverisje pa rezultate”, është pak a shumë si të dështosh në provim të gjeografisë dhe ta qortosh mësuesin, pse dielli lind nga lindja.
Problemi nuk është nota – problemi është universi që nuk funksionon sipas qures Hykmete.
Dhe këtu vjen pjesa filozofike, ajo ku budallallëku bëhet kreativ:”, shkruan Gashi.
Tutje, ai ia kujton asaj zhdukjen e 2 milionë eurove nga thesari i shtetit sa ka qenë ajo ministre si dhe deklaratën se bashkëpunimin me Listën serbe se kanë problem, por me Albin Kurtin.
Shkrimi i plotë:
OJ HYKMETE QURA, ALLAHU TË SHPËTOFTË NGA KATRAHURA
Po të ishte budallallëku disiplinë olimpike, Hykmete Bajrami nuk do të merrte thjesht medalje të artë, por do të shpallej rekordmene bote, me një stil unik:
Me vetëbesim absolut, logjikë zero dhe vetëkritikë të zhdukur si thesari i shtetit.
Fillon bukur, si çdo komedi që shtiret serioze:
“Urime fituesit të zgjedhjeve.”
Pastaj, pa marrë frymë, kalon te refreni klasik: fituan, por s’bënë asgjë.
Domethënë, sipas kësaj logjike të artë, populli votoi gabim, por ajo foli saktë.
Një matematikë që as nxënësi më i dobët i klasës së parë nuk do ta pranonte, por që në LDK quhet “analizë politike”.
Sepse, t’i humbësh zgjedhjet me 13% dhe të dalësh të flasësh për “qeverisje pa rezultate”, është pak a shumë si të dështosh në provim të gjeografisë dhe ta qortosh mësuesin, pse dielli lind nga lindja.
Problemi nuk është nota – problemi është universi që nuk funksionon sipas qures Hykmete.
Dhe këtu vjen pjesa filozofike, ajo ku budallallëku bëhet kreativ:
Ajo flet për korrupsion, ndërsa mbi tryezë endet ende hija e 2 milionë eurove të zhdukura nga thesari i shtetit, në kohën kur ajo ishte ministre. Paratë u zhdukën, por ndërgjegjja jo – sepse nuk ishte kurrë aty.
Kjo është bukuria e madhe e harresës selektive:
“Kur nuk ke kujtesë morale, flet lirshëm për moral”.
Pastaj vjen kulmi i gjeniut strategjik:
“Bashkëpunimi me Radojçiqin nuk është problem, por me Albin Kurtin po.”
Këtu nuk kemi te bëjmë më me politikë. Këtu kemi të bëjmë me stand-up comedy të nivelit të lartë, ku krimineli del figurë neutrale, ndërsa kryeministri i votuar nga populli shndërrohet në kërcënim ekzistencial. Një përmbysje kaq elegante e realitetit, sa të bën të dyshosh se ndoshta problemi nuk është te truri – por te mungesa e tij.
E ndërsa ajo flet, kori i partisë i bën vokalet:
– njëri e krahason Kurtin me Rankoviçin,
– tjetri me Millosheviqin,
– kryetari del e thotë se Veriu s’qenka pjesë e Kosovës.
Dhe pastaj pyesin pse humbën.
Jo, zonjë. Ju nuk humbët zgjedhjet. Ju humbët kontaktin me realitetin. Zgjedhjet ishin vetëm konfirmimi mjekësor i diagnozës.
Nga këndvështrimi etik, kjo farsë është komike.
Nga këndvështrimi moral, është tragjike.
Nga këndvështrimi filozofik, është një studim i gjallë mbi njeriun që flet pa menduar dhe që nuk ndalet kurrë së llomotituri, për ta kuptuar pse askush nuk e dëgjon më.
Sepse në fund të fundit, problemi i Hykmete Bajramit nuk është se humbi zgjedhjet.
Problemi është se ajo ende beson se është duke e fituar debatin.
Dhe kjo, në politikë, është forma më e pastër e budallallëkut:
kur realiteti të rrëzon, por ti ngrihesh, shkundesh dhe i thua pasqyrës:
“Faji është i popullit. Unë jam në rregull.”
Hamamin e Hyrës je në rregull.
Burimi: botasot.info


