bsh ul komisionet per pagesat elektronike kursim 40 mln euro ne vit rregulla te reja per pikat e kembimit valutor 68b8d134bb711

BSH ul komisionet për pagesat elektronike/ Kursim 40 mln euro në vit, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

September 4, 2025
1 minut lexim

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë reduktoi kostot për këto pagesa. Të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë tashmë do të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet do të ulen rreth 10 herë.

Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e kanaleve elektronike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të integrimit me rrjetin SEPA.

“Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.”-sipas Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje është dhe forcimi I rregullores për kriteret e licencimit të pikave të këmbimit valutor. Duke filluar nga rritja e kapitalit fillestar, dokumentimi I këtij kapitali dhe verifikimi i pronarëve i cili do të jetë i thelluar.

“Ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

Sipas Bankës Qendrore synim është parandalimi i pastrimit të parave dhe rritja e sigurisë për klientët, në përputhje me rekomandimet e organizatës ndërkombëtare Moneyval. Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidati i vlen ne komunen e studenicanit sedat bislimi ndez motoret e fitores 68b8cfd27456e
Lajmi i mëparshëm

Kandidati i VLEN në komunën e Studeniçanit Sedat Bislimi ndez motorët e fitores

zhegrova i jep lamtumiren emocionuese lilles do te jeni pergjithmone ne zemren time 68b8d19417904
Lajmi i radhës

Zhegrova i jep lamtumirën emocionuese Lilles: Do të jeni përgjithmonë në zemrën time

Të fundit nga

ShkoLartë