brukseli me afer pd e mban larg bejko pd e tradhton elektoratin nura berisha eshte kritikuar brenda partise per bojkotin 6a5e98502f40f

Brukseli më afër, PD e mban larg/ Bejko: PD e tradhton elektoratin. Nura: Berisha është kritikuar brenda partisë për bojkotin

July 20, 2026
1 minut lexim

Brukseli duket afër, por Tirana mbetet larg. Qeveria shtyn para për Europën dhe drejtësinë, opozita u rikthye për të penguar e bllokuar si integrimin edhe SPAK.

Ish anëtari demokrat, Roland Bejko tha se PD u kthye në Kuvend, edhe pse kishte deklaruar se do vijonte bojkotin derisa qeveria të përmbushte kërkesat e protestës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka tradhtuar disa herë elektoratin.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha është kritikuar brenda partisë për bojkotin në parlament.

Roland Bejko: Pse u kthye PD në parlament? Kishte deklaruar se do e bojkotonte derisa parlamenti të miratonte kërkesat e protestës. Nuk është hera e parë që PD thyen premtimin që bën para elektoratit, por pse e bëri këtë gjë? Kjo të lë të dyshosh për pazare në të ardhmen. PD është kthyer në sipërmarrje fitimprurëse për kryetarin e saj. PD u kthye për të bërë retorikë politike. Ky është autogol elektoral për PD. Pazaret me qeverinë këtu janë evidente.

Artur Nura: Këtu kemi një strategji të çuditshme të atyre që e drejtojnë PD. Berisha tentoi të merrte protestën, u tha njerëzve shkoni në protestë. Kjo tregoi edhe përplasjet që i ndryshoi filozofinë protestës. shtë interpretim. Njerëzit e Berishës e konvertuan të dhunshme, përplasje me policinë. Berisha e kuptoi që nuk funksionoi kjo gjë. Nuk është fare i qartë. Berisha po shkon drejt zbythjes. Brenda organeve të partisë është kritikuar bojkoti./

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne serbi thirrje per arrestimin e ish pjesetareve te uck se 6a5e97d2d89bd
Lajmi i mëparshëm

Në Serbi thirrje për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

shba nis sulme te reja ndaj iranit 6a5e98b22a53f
Lajmi i radhës

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë