brooklyn beckham dhe nicola peltz rinovojne betimin e marteses nje premtim i ri per dashurine e tyre 688f8bcd672ae

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz rinovojnë betimin e martesës – një premtim i ri për dashurinë e tyre

August 3, 2025
1 minut lexim

Megjithëse janë burrë e grua vetëm prej tre vitesh, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vendosën ta përjetojnë sërish magjinë e martesës! 👰🏻‍♀️🤵🏻💘 Revista People ka konfirmuar se CEO-ja e Cloud23, 26-vjeçari Brooklyn, dhe aktorja 30-vjeçare Nicola, rinovuan betimet e tyre të martesës të shtunën që lamë pas.

Sipas një burimi pranë çiftit, ceremonia kishte si qëllim të “nderonte dashurinë dhe përkushtimin që kanë ndërtuar bashkë ndër vite.” Çifti shpresonte që kjo ngjarje të bëhej një kujtim i paharrueshëm në udhëtimin e tyre të përbashkët.

Brooklyn dhe Nicola u martuan për herë të parë në prill të vitit 2022, në Palm Beach, Florida, pasi ishin në një lidhje që nga viti 2019.

Image

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Rinovimi i betimeve erdhi në një kohë kur u përfol për tensione të mundshme familjare, pasi ata munguan në festën madhështore të ditëlindjes së 50-të të David Beckham në Londër – një mungesë që ngjalli shumë thashetheme.

Megjithatë, pavarësisht zërave, çifti duket më i bashkuar se kurrë, duke treguar se dashuria e tyre është prioriteti kryesor. Rinovimi i betimeve nuk ishte thjesht një ceremoni romantike, por një deklaratë e fortë për vazhdimësinë e një lidhjeje që, sipas tyre, ka vetëm për të lulëzuar më shumë.

Image

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

java nis me mot me te fresket 688f8aa2183ee
Lajmi i mëparshëm

Java nis me mot më të freskët

fetai kumanova e ka shporrur bdi ne dhe ali ahmetin fizikisht dhe politikisht 688f900690167
Lajmi i radhës

Fetai: Kumanova e ka shporrur BDI-në dhe Ali Ahmetin, fizikisht dhe politikisht

Të fundit nga

ShkoLartë