brohoritjet antishqiptare ne prani te mickoskit bushati galeri turpi e papranueshme heshtja e zyrtareve te larte qe ishin aty 688fd69728841

Brohoritjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: Galeri turpi, e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty

August 3, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshje basketbolli në Maqedoninë e Veriut.

Këto thirrje u bën në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Ai ka thënë se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut”.

“Për më tepër, heshtja  e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti pritet ngrohtesisht ne serove nga banoret e cairit 688fcd371dea2
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti pritet ngrohtësisht në Serovë nga banorët e Çairit

rakitic me mesazh per tifozet e milan pas transferimit te modric 688fd70e40335
Lajmi i radhës

Rakitiç me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modriç

Të fundit nga

ShkoLartë