britaniku refuzon intervisten per pune sepse do te intervistohej nga ia 690ba8f330717

Britaniku refuzon intervistën për punë sepse do të intervistohej nga IA

November 5, 2025
min lexim

Shkrimtari Richard Stott u tërhoq nga një intervistë pune për shkrim tekstesh kur mësoi se do të intervistohej nga një inteligjencë artificiale (IA) në vend të një njeriu.

Duke e konsideruar një qasje të tillë si mungesë respekti ndaj kandidatëve, ai vendosi të tërhiqte aplikimin e tij, gjë që shkaktoi një debat rreth rolit të teknologjisë së IA-së në procesin e rekrutimit, shkruan BBC.

“Nuk më pëlqeu, kështu që u thashë atyre se nëse një intervistë e drejtpërdrejtë nuk ia vlente kohën e tyre, atëherë roli nuk ia vlente timin, dhe u tërhoqa,” tha Stott.

Stott ndau shqetësimet e tij në mediat sociale, ku, thotë ai, mori “mbështetje unanime” nga njerëz që pajtohen se intervistat me IA “nuk janë një ide e mirë”.

“Ndjeva mungesë respekti që ata nuk ishin të gatshëm të shpenzonin kohë duke folur me kandidatët. Kur hyn në një kompani ose në një ekip, personaliteti është i rëndësishëm dhe nuk mund ta përcaktosh sasinë e tij me të dhëna, kështu që duket kundërintuitive që IA ta heqë atë.”

Luke Bottomley, drejtor i firmës së rekrutimit James Ray Recruitment, tha se inteligjenca artificiale po bëhet “gjithnjë e më e rëndësishme” në biznes, por kur bëhet fjalë për elementin njerëzor, nuk mendoj se do ta zëvendësojë atë.

Ai shpjegoi se përdorimi i IA-së në procesin e përzgjedhjes do të thoshte që kompanitë do të “humbnin kandidatë potencialisht të jashtëzakonshëm”, raporton KosovaPress.

“Një intervistë kokë më kokë ju jep mundësinë të njiheni me individin dhe çfarë mund të sjellë ai në rol, gjë që nuk mund ta arrini përmes një roboti”, tha ai.

Hayfa Mohdzaini, këshilltare e lartë e teknologjisë në CIPD, burimeve njerëzore, tha se punëdhënësit duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur midis IA dhe ndërveprimit njerëzor gjatë rekrutimit dhe të marrin parasysh preferencat e kandidatëve në mënyrë që të mos humbasin talente të shkëlqyera.

Ajo theksoi se ndërsa një chatbot mund të jetë me kosto efektive, ai mund t’i dekurajojë disa kandidatë.

“Punëdhënësit duhet t’i njoftojnë kandidatët paraprakisht se kur do të përdoret inteligjenca artificiale dhe të shpjegojnë se si do t’u sjellë dobi”, këshilloi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lansohet sateliti i ri qe do te regjistroje token diten edhe naten 690ba8b0213ab
Lajmi i mëparshëm

​Lansohet sateliti i ri që do të regjistrojë Tokën ditën edhe natën

ukraina mohon pretendimet e rusise trupat tane nuk jane rrethuar ne pokrovsk 690baaa4ea1f6
Lajmi i radhës

Ukraina mohon pretendimet e Rusisë: Trupat tanë nuk janë rrethuar në Pokrovsk

Të fundit nga

ShkoLartë