Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbështesë një bllokadë amerikane të Ngushticës së Hormuzit dhe nuk do të përfshihet në një konflikt të mundshëm me Iranin, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.
Në një prononcim të fundit, Starmer theksoi se prioriteti i Londrës mbetet ruajtja e lirisë së lundrimit në këtë korridor strategjik.
“Është jetike që Ngushtica të jetë e hapur dhe plotësisht funksionale. Pikërisht në këtë drejtim kemi përqendruar përpjekjet tona ditët e fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë,” u shpreh ai.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa SHBA po shqyrton masa më të ashpra ndaj Iranit, përfshirë kufizime mbi lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Burimi: opinion.al


