britania e madhe vendos takse te re per studentet e huaj 6928cc040131d

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

November 28, 2025
1 minut lexim

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike.



Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti 2028.

Në vend të tarifës fillestare prej 6% mbi tarifat e shkollimit, qeveria ka zgjedhur një shumë fikse, ndërsa universitetet do të përjashtohen vetëm për 220 studentët e parë çdo vit për të mbrojtur institucionet më të vogla.

Sipas parashikimeve, masa do të sjellë rreth 445 milionë paund në vitin e parë dhe deri në 480 milionë paund në vitet e ardhshme, megjithëse universitetet mund të përballen me humbje neto deri në 330 milionë paund deri në vitin 2030/31.

Paketë e re përfshin gjithashtu ndryshime në kreditë studentore. Të diplomuarit që kanë marrë kredi do të mund të fillojnë shlyerjen edhe nëse paguhen me pagën minimale, duke filluar nga viti 2030.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

si po e transformon balfin real estate tregun shqiptar te pasurive te paluajtshme 6928cad33dab4
Lajmi i mëparshëm

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

ngjarjet e dates 28 nentor 6928ccf0de0e7
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 28 nëntor

Të fundit nga

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket,
ShkoLartë