Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Gjermaninë për blerjen e artilerisë së avancuar të montuar mbi mjete të blinduara, me vlerë 70 milionë dollarë.
Sistemi, i quajtur RCH 155, mund të qëllojë gjatë lëvizjes dhe të arrijë objektiva mbi 70 km largësi.
Britania do të marrë një aftësi demonstrimi të sistemit, ndërsa Gjermania dy njësi për testim. Artileria prodhohet nga grupi KNDS dhe kompania gjermane Rheinmetall.
Sistemi mund të qëllojë tetë predha në minutë, operohet nga dy persona dhe mund të përshkojë 700 km pa karburant, raporton Reuters.
Burimi: botasot.info


