brataj qytetaret rrezikohen nga perdorimi i emrave te mjekeve per produkte te rreme 685ebae2a3dca

Brataj: Qytetarët rrezikohen nga përdorimi i emrave të mjekëve për produkte të rreme

June 27, 2025
1 minut lexim

Shoqatat mjekësore kanë dhënë alarmin se persona të ndryshëm, përfshirë edhe mjekë popullorë, po abuzojnë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga shteti dhe dënimin e abuzuesve, ndërsa theksojnë se pacientët shqiptarë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj dezinformimit mbi trajtimin e sëmundjeve.

Kryetari i Shoqatave Mjekësore, njëherazi edhe Drejtor i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se emrat e mjekëve të ndryshëm po përdoren në mënyrë të paligjshme nga persona të paidentifikuar për të reklamuar preparate të ndryshme jo-mjekësore, që pretendohet se trajtojnë sëmundje të ndryshme.

Një tjetër shqetësim serioz, sipas tij, është përhapja e praktikave të mjekësisë alternative, e njohur ndryshe si mjekësi popullore, e cila po dëmton pacientët duke zëvendësuar trajtimet mjekësore të provuara me metoda të pasigurta.

Përballë kësaj situate, Shoqatat Mjekësore kanë propozuar hartimin e një ligji që dënon çdo formë abuzimi që vihet re në dëm të shëndetit publik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marta kos do ta vizitoje shkupin ne kuader te turneut ne ballkanin perendimor 685eb146abda0
Lajmi i mëparshëm

Marta Kos do ta vizitojë Shkupin, në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor

salajdin krasniqi urime pervjetori i gazetes bota sot 685ebb1e83cd8
Lajmi i radhës

Salajdin Krasniqi: Urime përvjetori i gazetës “Bota sot”

Të fundit nga

ShkoLartë