brahimaj nenad rashiqi nuk eshte me i mire se lista serbe 68b0e8a37b493

Brahimaj: Nenad Rashiqi nuk është më i mirë se Lista Serbe

August 29, 2025
1 minut lexim

Procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb vazhdon të mbetet i bllokuar.

Edhe pse kandidati Nenad Rashiq mori më së shumti vota për nga deputetët në seancë, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme.

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, në Debat Plus ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk e mbështeti Rashiqin.

Ai theksoi se, sipas tij, Rashiq nuk dallon nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Po flitet shumë herë, se shumë njerëz kanë bërë dëme të mëdha ndaj UÇK-së, por edhe zoti Rashiq nuk është më i mirë se sa të tjerët nga Lista Serbe. Zoti Rashiq, është një serb që e keni parë para disa muajsh me ato përshëndetje me tre gishta. Nuk është ndonjë serb që është më i mirë se sa serbët e tjerë…”, ka thënë Brahimaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhvillimet e fundit mes edon zhegroves dhe juventusit 68b0e89cd1e42
Lajmi i mëparshëm

Zhvillimet e fundit mes Edon Zhegrovës dhe Juventusit

ukraina godet logjistiken hekurudhore ruse 68b0e9b819020
Lajmi i radhës

Ukraina godet logjistikën hekurudhore ruse

Të fundit nga

ShkoLartë