Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për rritjen abuzive të çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë, duke iu referuar minitregjeve të ngritura në trotuare.
Sipas tij, domatet po shiten 300-340 lekë/kg, domatet e vogla 640 lekë/kg, speci i kuq 340 lekë/kg, karrota 140-150 lekë/kg, patëllxhani pa cilësi” 320 lekë/kg, ndërsa bizelet po shiten me 480 lekë/kg dhe mashurkat me 600 lekë për kilogram.
“Abuzimi është skandaloz dhe tregtarët që shesin në pikat e vogla buzë rrugës, në trotuare, nuk lëshojnë as kupton tatimor”, thotë në një mesazh në rrjetet sociale deputeti Braçe.
“Ndërkohë kam një vit që i kërkoj policisë së bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve që lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime, por mesa duket policia e bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdokënd këtu; i bie shkurt: inate komshinjsh”, shkruan Braçe.
Burimi: botasot.info


