bozhinovska nuk do te rritet cmimi i energjise elektrike 685d1cc00d533

Bozhinovska: Nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike

June 26, 2025
1 minut lexim

“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit”, thekson ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare.

“Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë.

Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen modelet për realizim, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga llogaritjet financiare dhe interesi i investitorëve. Vlerësohet se kostoja e projektit mund të arrijë në 1 miliard e 300 milionë euro.

“Pastaj do të shohim nëse do të jetë 100 për qind e jona, apo eventualisht partneritet publik-privat. Shpresoj që për një periudhë të shkurtër kohe do ta dimë përfundimisht”, u shpreh ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska.

Sa i përket projektit të Luginës së Vardarit, ministrja tha se shteti nuk heq dorë nga plani për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik të lumit Vardar, edhe pse procesi është kompleks dhe afatgjatë. Ky projekt bie ndesh me një pjesë të trasesë së hekurudhës së shpejtë, që pritet të ndërtohet me kredinë britanike. Projekti i Luginës së Vardarit parasheh ndërtimin e 12 hidrocentraleve përgjatë këtij lumi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska ne samitin e nato s ne hage kerkova te zhbllokohet zgjerimi i be se 685d197b823b6
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së

fushe kosova fest art muzike dhe tradite ne parkun e sllatines 685d1d37efd53
Lajmi i radhës

“Fushë Kosova Fest” – art, muzikë dhe traditë në parkun e Sllatinës

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë