boshti moske beograd ljubljane vercic shpjegon luften delikate te informacionit te rusise 69174e335fabd

​“Boshti Moskë–Beograd–Ljubljanë”: Verçiç shpjegon luftën “delikate” të informacionit të Rusisë

November 14, 2025
1 minut lexim

Rusia nuk po lufton me dezinformim, por me një makineri propagande të ndërtuar për 100 vjet, paralajmëron Dejan Verçiq, drejtor i Qendrës për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Ljubljanës.

Në një intervistë për “Insight News”, ai thotë se ndikimi rus në Slloveni dhe Ballkan është shumë më i thellë dhe më i strukturuar sesa besohet. “Dezinformimi është i kufizuar. Rusia përdor propagandë klasike”

Sipas Verçiqit, Rusia nuk funksionon me lajme të rreme të rastësishme.

“Është gabim ta shohim si dezinformim. Rusia funksionon me konceptet e propagandës klasike, me një gamë të gjerë mjetesh që shkojnë nga propaganda e bardhë te ajo e zezë.”

Ai thekson se rrënjët e kësaj strategjie datojnë në vitet 1920, ndërsa infrastruktura propagandistike – nga agjentët te rrjetet kulturore – nuk është shpërbërë kurrë, madje është modernizuar.

Verčič shpjegon se Rusia prej dekadash kultivon në Slloveni ndjenja pansllaviste: “Jemi të gjithë sllavë” “Nuk i përkasim Perëndimit”

“Kjo ide shoqërohet nga diplomaci kulturore, shoqata miqësie, forume sllave dhe institucione që i hapin derën narrativave ruse”, thotë ai.

Sipas ekspertit, ndikimi rus në Slloveni dhe rajon kalon kryesisht përmes Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnje si dhe Lubjanë.

“Boshti Moskë–Beograd–Lubjanë është kanali kryesor i infiltrimit rus. Shumica e fondeve dhe narrativave vijnë nga atje.”

Ai shton se Serbia është “aleati më i afërt” i Rusisë në Ballkan, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina “pika më e dobët”.

Rusia, sipas tij, nuk depërton lehtësisht në mediat kryesore sllovene, por shfrytëzon televizione të vogla lokale e religjioze, portale alternative të financuara përmes Beogradit. influencerë që riprodhojnë narrative nga Sputnik dhe RT si dhe politikanë sllovenë që historikisht kanë pasur lidhje me Moskën

Verçiq kujton edhe rastin e dy agjentëve rusë të arrestuar në Ljubljana, duke e cilësuar Slloveninë si “qendër logjistike të vogël për operacionet ruse”.

Eksperti thotë se Rusia ka ndërtuar me dekada një makineri propagande, ndërsa SHBA dhe BE e kanë zvogëluar arkitekturën e tyre të komunikimit strategjik pas Luftës së Ftohtë.

“Rusia ka operativë, rrjete dhe përvojë 100-vjeçare. Kjo e bën propagandën e saj shumë më të fortë se çdo fushatë të zakonshme dezinformimi.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie gjkko urdheron spak te hetoje deputetin e pd arjan ndoja 69174dc549cda
Lajmi i mëparshëm

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

alarm ne stokholm autobusi perplaset ne qender te qytetit plagosen disa persona 69174fe5edf40
Lajmi i radhës

Alarm në Stokholm, autobusi përplaset në qendër të qytetit, plagosen disa persona

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë