bore ne shqiperi rama ekipet ne terren per te garantuar levizjen 695856b67fe4b

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

January 3, 2026
1 minut lexim

Reshjet e dendura të borës dhe shiut kanë përfshirë sot zonat malore të vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Për të garantuar lëvizjen e sigurt, strukturat përgjegjëse kanë intensifikuar punën në terren.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje në rrjetet sociale nga puna e ekipeve në veri të vendit, ku po kryhet pastrimi i akseve rrugore nga bora dhe shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat.

Ai theksoi se strukturat janë në gatishmëri maksimale për të përballuar kushtet atmosferike të vështira.

“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri,” u shpreh Rama.

Kujtojmë gjithashtu se, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia e Shtetit u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat e prekura nga reshjet dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

Institucionet përgjegjëse kanë siguruar se do të vijojnë punën pa ndërprerje për të mbajtur të hapura akset kryesore dhe për të garantuar lëvizjen e qytetarëve në kushte të sigurta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident me fatalitet ne mavrove policia me detaje 69584a3215442
Lajmi i mëparshëm

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

slot zbulon shqetesimin per gjendjen fizike te florian wirtz 6958571346f7e
Lajmi i radhës

Slot zbulon shqetësimin për gjendjen fizike të Florian Wirtz

Të fundit nga

ShkoLartë