Kuvendi ka miratuar kërkesën e grupit parlamentar të PS për zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte në ora 10:00, për miratimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.
Kuvendi ka bërë publike agjendën e punimeve në mbështetje të urdhrit nr. 4, datë 21.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Ndërkaq, edhe Partia Demokratike përmes një mesazhi të kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi drejtuar ligjvënësve demokratë pritet të marrë pjesë në seancë teksa thotë se ky veprim vjen si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
Mesazhi drejtuar deputetëve të PD-së
Të nderuar kolegë,
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.
Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron t’ia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
Lutem të sigurohet pjesëmarrja! Faleminderit
Rendi i ditës është si më poshtë:
1. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të
Paqes”.
(Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të
Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Burimi: botasot.info


