bora zemani flet per here te pare per raportin e donaldit me trixen mendova si ta shpetoj marredhenien 6975edd36e4ab

Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

January 25, 2026
1 minut lexim

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Në videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”. Përgjigja e Borës tregon pjekuri dhe një analizë të situatës që kaloi.

“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë,” dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kërkoi rikthimin me Borën, një proces që kërkoi kohë dhe, siç e pranon vetë Bora, një “falje me vetëdije të plotë” për të shpëtuar atë që kishin ndërtuar ndër vite.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erera te forta sot ne prishtine komuna del me udhezime dhe keshilla 6975ecb22ae5c
Lajmi i mëparshëm

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

edi rama vizite ne izrael nga takimi me netanyahun te fjalimi ne parlament 697600756d950
Lajmi i radhës

Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi me Netanyahun te fjalimi në Parlament

Të fundit nga

Borussia Dortmund ka qenë e shqetësuar

Borussia Dortmund ka qenë e shqetësuar për largimin e mundshëm të Nico Schlotterbeck për disa javë,por pas Bayern Munich, edhe një tjetër klub i madh duket se është tërhequr nga gara për
ShkoLartë