Moderatorja e njohur Bora Zemani ka festuar ditëlindjen, ndërsa urimin më special e ka marrë nga partneri i saj, aktori Donald Veshaj.
Përmes një postimi në “Instagram”, Donaldi ka ndarë një moment nga festa, ku Bora shihet duke buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, e shoqëruar me një dedikim të ndjerë.
Ai i ka uruar Borës realizimin e të gjitha ëndrrave, ndërsa me humor i shkruan se “është lodhur duke ia dëgjuar shpesh”.

“Edhe 100 vjeç partnere! Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh. Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjisyslajsye shpirt”, ka shkruar ai.
Edhe Bora ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku ka pozuar me një buqetë të madhe lulesh në dorë, dhe një tufë tullumbacesh.
Kujtojmë se çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe tashmë fansat dhe miqtë e tyre janë në pritje të martesës, pas propozimi të veçantë të Donaldit në promovimin e filmit që ata realizuan bashkë në dhjetor të vitit 2023.
Ajo që u konsiderua më e veçantë në atë propozim ishte edhe prania e djalit të Borës, Arborit, i cili ishte pranë nënës së tij në atë moment mes dhjetëra personave në sallën e kinemasë.

Burimi: botasot.info


