bora shkakton kaos ne kroaci stuhia vjen drejt maqedonise 69c522ceb9dea

Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!

March 26, 2026
1 minut lexim
auto dimer akull bore vetura 11607264703 780x439 1

Pamjet që po i shihni vijnë nga Kroacia. Ky vend është goditur nga kthesa e papritur e motit me reshje të dendura të borës dhe erërave të fuqishme buzë Adriatikut.

Kroacia ka ndezur “alarmin e kuq” për përkeqësimin e motit, kurse shërbimet metereologjike shpërndajnë mesazhe njoftimi duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nëse lëvizin drejt zonave të goditura. Në disa autostrada shtetërore kroate trafiku zhvillohet në kushte dimri. U bëhet thirrje qytetarëve që nëse kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Kroacisë, të ndjekin motin dhe të kenë me vete pajisjet dimërore.

Stuhia me erëra dhe borë po drejtohet edhe në vendin tonë. “MeteoAlarm” njofton se nën ndikimin e një cikloni të ftohtë me qendër mbi Gjirin e Gjenovës, sonte gjatë natës dhe nesër pasdite, në Maqedoni do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fuqishme jugore, lokalisht me shpejtësi deri në 60 km/h. Në pjesët perëndimore të vendit priten mbi 25 litra shi në metër katrorë.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu në pjesën veriperëndimore të vendit, në viset malore, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore dhe pritet të formohet shtresë dëbore mbi 15 centimetra.

Sipas “MeteoAlarm” ekzistojnë kushte që kufiri i dëborës të ulet nën 1.000 metra lartësi mbidetare.

Temperaturat do të bien dukshëm dhe në mëngjes do të jenë në intervalin nga minus 2 deri në 9 kurse gjatë ditës nga 6 deri 15 gradë.

Kthesa e papritur e motit, pritet t`i godasë pemët dhe perimet, të cilët janë në fazën e lulëzimit, gjë që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në rendimentet bujqësore.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kfor kryen inspektim ne minieren e trepces 69c51636974c1
Lajmi i mëparshëm

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Të fundit nga

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim të përbashkët të
ShkoLartë