bonusi i bebes rama 237 mije femije kane perfituar qe nga janari 2019 688c6ed5d43d8

Bonusi i bebes, Rama: 237 mijë fëmijë kanë përfituar që nga janari 2019

August 1, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019 në Shqipëri.

Lajmin e dha sot në rrjetet sociale kryeministri shqiptar,  Edi Rama, sipas tij cilit për fëmijën e parë, bonusi është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë është 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë është 120 mijë lekë.

“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Shqipëria do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç.

A2CNN shkruan se për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, për të dytin 7 mijë lekë në muaj apo 84 mijë lekë në vit dhe për të tretin 10 mijë lekë në muaj po 120 mijë lekë në vit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski siguria ne komunikacion eshte prioritet per mpb ne vazhdojne kontrollet e perforcuara 688c65583ca4c
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Siguria në komunikacion është prioritet për MPB-në, vazhdojnë kontrollet e përforcuara

perditesohen te dhenat ne pikat kufitare deri 30 minuta pritje per te hyre ne kosove 688c6f4fc01b3
Lajmi i radhës

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 30 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë