bombardimet ne venezuele reagon trump shba kreu me sukses nje sulm te madh maduro eshte larguar jashte vendit 6958e686206f6

Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është larguar jashtë vendit

January 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj,” shkroi Trump. Ai shtoi se në operacion janë përfshirë forca të rendit të SHBA-së, pa dhënë detaje se cilat agjenci apo si është zhvilluar operacioni.

tr

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo venezueliane për këto pretendime.

Nicolas Maduro është paditur në vitin 2020 nga një gjykatë amerikane për akuza të dyshuara për narkoterrorizëm.

Trump njoftoi se më shumë detaje do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp të planifikuar në orën 11:00 sipas orës lokale të SHBA-së (ET), në Mar-a-Lago.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja e sulmon venezuelen pas kercenimeve te trumpit ndaj maduros 6958e4d5a806e
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja e sulmon Venezuelën pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Maduros

reshjet e debores arrsh qarkullimi vijon normalisht grupet e punes ne terren 6958e9939b4ac
Lajmi i radhës

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Të fundit nga

ShkoLartë