bolsonaro mbeshtet djalin e tij te madh per kandidaturen presidenciale ne zgjedhjet e vitit 2026 693353c5e029d

Bolsonaro mbështet djalin e tij të madh për kandidaturën presidenciale në zgjedhjet e vitit 2026

December 5, 2025
min lexim

Senatori Flavio Bolsonaro, djali i ish- presidentit brazilian Jair Bolsonaro, njoftoi sonte se babai i tij, i cili po vuan një dënim me 27 vjet burg për një tentativë grushti shteti, e ka emëruar atë si pasardhësin e tij politik, përpara zgjedhjeve presidenciale në tetor 2026.

“Ndjej përgjegjësinë e madhe dhe konfirmoj vendimin e udhëheqësit më të madh politik të Brazilit, Jair Bolsonaro, për të më besuar misionin për të vazhduar planin tonë për kombin”, tha djali më i madh i politikanit të ekstremit të djathtë, në një postim në platformën X.

Nëse Partia Liberale e ratifikon kandidaturën e tij, 44-vjeçari Flavio Bolsonaro do të përballet me presidentin në largim Luiz Inacio Lula da Silva në zgjedhje. Ky i fundit konfirmoi në tetor se do të kërkonte një mandat të katërt.

“Nuk do të rri duarkryq ndërsa shoh shpresën e familjeve duke u zbehur dhe demokracinë tonë duke vdekur”, shtoi Flavio.
Njoftimi erdhi mes pasigurisë se kush do të ishte kandidati konservator në zgjedhjet presidenciale, me kandidatë që përfshinin Guvernatorin e Shtetit të Sao Paulos, Tarquisio de Freitas, dhe ish-zonjën e parë, Michele Bolsonaro.

Ish-presidenti ka tre djem të tjerë, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në politikë. Njëri prej tyre, kongresmeni Eduardo Bolsonaro, jeton në Shtetet e Bashkuara prej disa muajsh dhe ka lobuar me administratën Trump që të ndërhyjë në emër të babait të tij. Dy djemtë e tjerë, Carlos dhe Zhai Renan, janë këshilltarë bashkiakë.

Zhai Bolsonaro u dënua në shtator me 27 vjet burg pasi u shpall fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2022, në të cilat u mund nga Lula. Ai fillimisht u vu në arrest shtëpiak, por është mbajtur në selinë e Policisë Federale në Brasilia që nga 22 nëntori, pasi u përpoq të priste byzylykun elektronik që mbante veshur. Avokatët e tij po kërkojnë që atij t’i lejohet të kthehet në shtëpi për të vuajtur dënimin e tij, për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat është përballur që nga viti 2018, kur u godit me thikë në një tubim zgjedhor dhe që atëherë i është nënshtruar disa operacioneve të rënda. Ai gjithashtu u diagnostikua së fundmi me kancer të lëkurës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

djali i madh i bolsonaros mbeshtet te atin per presidencen e brazilit ne vitin 2026 693352131e23f
Lajmi i mëparshëm

Djali i madh i Bolsonaros mbështet të atin për presidencën e Brazilit në vitin 2026

pse belgjika eshte kunder perdorimit te aseteve ruse per te mbeshtetur ukrainen 6933580412b5d
Lajmi i radhës

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë