bolivianet drejt kutive te votimita mund te perfundoj sundimi i majte 20 vjecar 68a2531d1808b

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

August 18, 2025
1 minut lexim

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të qeverisjes nga partia e majtë Movimiento al Socialismo (MAS).



MAS, e cila erdhi në pushtet me zgjedhjen e parë të Evo Morales në vitin 2005, rrezikon të humbasë edhe statusin ligjor nëse nuk arrin pragun minimal prej 3% të votave, një shifër që nuk e ka arritur në sondazhet e fundit, raporton The Guardian.

Në garën presidenciale, dy kandidatët e opozitës kryesore janë pothuajse të barabartë: Samuel Doria Medina, biznesmen dhe ish-ministër planifikimi me prirje qendër-djathtas, dhe Jorge “Tuto” Quiroga, ish-president me orientim të djathtë.

Presidenti aktual Luis Arce, 61 vjeç, i papëlqyer në mes të krizës më të rëndë ekonomike që nga vitet 1980, zgjodhi të mos kandidojë. Ai përkrahu kandidaturën e ministrit të tij të Brendshëm, Eduardo del Castillo, i cili sipas sondazheve ka mbështetje vetëm rreth 2%.

Ndërkohë, Evo Morales, ish-presidenti dhe figura historike e MAS, është përballur me një urdhër arresti mbi akuza të rënda dhe ka bërë thirrje për vota të pavlefshme, duke pretenduar se kjo do të shërbente si një formë legjitimimi për të. Analistët, megjithatë, theksojnë se kjo strategji nuk pritet të ndryshojë rezultatin.

Në krahun e majtë, fragmentimi është thelluar: senatori 36-vjeçar Andrónico Rodríguez, dikur i konsideruar trashëgimtari politik i Morales, kandidoi përmes një koalicioni tjetër të majtë, duke sfiduar hapur partinë ku u formua.

Sipas analistëve politikë, zgjedhjet e së dielës po mbahen në sfondin e një krize të ashpër ekonomike me mungesë dollari dhe karburanti, rritje të çmimeve dhe pakënaqësi popullore. Rreth 7.9 milionë qytetarë janë të thirrur për të votuar, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen në mbrëmje.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin mbi 50% të votave, apo të paktën 40% me një epërsi prej 10 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, vendi do të shkojë në balotazh më 19 tetor, një zhvillim pa precedent në historinë politike të Bolivisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MOT ME SHI
Lajmi i mëparshëm

Nesër pritet mot jostabil, me shi dhe breshër

komuna e suharekes dhe jetimat e ballkanit neser e nisin ndertimin e objektit te zjarrfikesve 68a253efe771e
Lajmi i radhës

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” nesër e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë