blushi socialistet e bashkise tirane votuan edhe veteshkarkimin e tyre 68d2dae1523bb

Blushi: Socialistët e Bashkisë Tiranë votuan edhe vetëshkarkimin e tyre!

September 23, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjete sociale ka komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shkarkuar Erion Veliajn nga detyra.

Blushi shprehet se këshilltarët socialistë që votuan për të shkarkuar Veliajn, kanë votuar gjithashtu edhe vetëshkarkimin e tyre, pasi janë të njëjtët që kanë mbështetur Veliajn në çdo aferë korruptive dhe në çdo akt tjetër.

Reagimi i plotë

Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre.

Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.

Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali Eri, o flori, po të presim në Bashki”, sot e përcollën nga Bashkia si kufomë politike.

Pa votat e tyre korrupsioni dhe krimet e Erion Veliaj do të ishin thuajse akte në tentativë.

Depersonalizimi i tyre është dëshmi e papërgjegjshmërisë në raport me interesin publik dhe taksat, i verbërisë politike dhe mungesës së shtyllës kurrizore dhe integritetit.

Nuk po flas për ata/o amfibë/e të neveritshëm që, me votat e opozitës, u infiltruan në atë Këshill dhe sot fshihnin kokën si strucat pas fundshpinës së këshilltarëve të PS, duke u vetvulosur në ballë me damkën e pështirë të shëmbëlltyrës së degraduar politike.

Ky shkarkim i Erion Veliaj është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe shumë i vonuar. Ai duhet të shënojë fillimin e një procesi të thellë drejt llogaridhënies dhe rikthimit të Bashkisë te qytetarët.

Drejtësi për Tiranën!

Drejtësi për inceneratorin!

Drejtësi për Nënë Lizën!

Drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Beteja për çlirimin e Tiranës vazhdon

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tenderi per uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive 68d2d97630960
Lajmi i mëparshëm

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

marota me trajnerin e ri do te kishim probleme 68d2db347a522
Lajmi i radhës

Marota: Me trajnerin e ri do të kishim probleme

Të fundit nga

ShkoLartë