blushi kryeministri rama perdori diellen si alibi per te shmangur skemat korruptive 68cf027400924

Blushi: Kryeministri Rama përdori Diellën si alibi për të shmangur skemat korruptive

September 20, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti i saj, Tedi Blushi, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topi ndërprerjen e seancës plenare të kësaj të enjte, pas kundërshtimeve të opozitës ndaj prezantimit të ministres virtuale “Diella” nga kryeministri Edi Rama.

Blushi e cilësoi këtë veprim si antikushtetues dhe tha se “Diella është një alibi për t’iu shmangur atyre skemave dhe alibive korruptive që në fakt kanë prodhuar disa figura të cilat sot janë përpara drejtësisë.”

Ai vijoi më tej duke ironizuar qëndrimin e deputetëve socialistë në Kuvend, duke thënë:

“I vetmi impresion si deputet në vend të parë në Kuvendin e Shqipërisë ishte fakti që ‘cërrës së Kaligulës’ iu bashkuan edhe 83 deputetë të PS, që më kujtoi anekdotën ku nga një spital psikiatrik dolën shumë të sëmurë mendorë. E kur mjeku filloi t’i gjente, pa që pas tij ishin më shumë pacientë nga ç’kishin dalë realisht.”

Kujtojmë se prezantimi i ministres virtuale “Diella” u prit me protesta nga opozita në sallën e Kuvendit, ndërsa kryeministri Rama u largua pa mbajtur fjalën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali te gjitha resurset shteterore u aktivizuan per lokalizimin e zjarrit mbi batinc video 68cf011496ccd
Lajmi i mëparshëm

Ali: Të gjitha resurset shtetërore u aktivizuan për lokalizimin e zjarrit mbi Batinc (VIDEO)

klisman cake shkendija eshte gati tre piket mbeten ne tetove 68cf02d3c5fe6
Lajmi i radhës

Klisman Cake: Shkëndija është gati, tre pikët mbeten në Tetovë

Të fundit nga

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka

Nuk ndalen lajmet e këqija për Napolin

Scott McTominay ka shumë pak gjasa të luajë në çerekfinalen e ardhshme të Kupës së Italisë të Napolit kundër Comos, pasi synohet që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e madhe të
ShkoLartë