bllokohet qarkullimi ne aksin lac lezhe kaos 2 deri ne 4 ore per nje distance 15 km 6898d8e4d041e

Bllokohet qarkullimi në aksin Laç-Lezhë/ Kaos, 2 deri në 4 orë për një distancë 15 km

August 10, 2025
1 minut lexim

E diela ka sjellë kaos në rrugët e Laçit dhe Lezhës. Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç-Lezhë është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, udhëtarëve u është dashur nga 2 deri në 4 orë pritje në trafik.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë-Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve, të cilët vijnë nga Kosova dhe Tirana.

Qytetarët e cilësojnë të papranueshme pritjen shumëorëshe në temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

“Unë jam prej 2 orësh, mbaruam. Kam ardhur nga Amerika dhe mbetëm rrugëve 24 orë, trafik, vapë, çfarë bëhet kështu?”.  

“Kemi 4 orë në trafik në këto temperatura 40 gradë. Ka njerëz të sëmurë në rradhë. Shumë keq ky kaos”.

“Kam dal nga aeroporti në 11 dhe kam bërë më shumë se 3 orë deri në Lezhë. As në Nju Jork nuk është ky trafik”

“Ka 7 orë që jemi nisur nga Vushtria e jemi ende në rradhë. Nuk di si do kthehemi për të shkuar në Ulqin. U dogjëm në këto temperatura”.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, por ka qenë thuajse e pamundur. Ky trafik i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis rënia e fluksit të pushuesve në zonat turistike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

idri istrefi zgjidhet kryetar i deges se ash struge 6898cf8705614
Lajmi i mëparshëm

Idri Istrefi zgjidhet kryetar i degës së ASH – Strugë

luka modric debuton me ac milanin 6898d95b9fac9
Lajmi i radhës

Luka Modriç debuton me AC Milanin

Të fundit nga

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste
ShkoLartë