bllokimi i foltores se kuvendit nga opozita balluku a quhet ky dialog parlamentar 68cc5f7757b8f

Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Balluku: A quhet ky dialog parlamentar

September 18, 2025
1 minut lexim

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike të kaosit në parlament, duke iu referuar situatës së krijuar nga opozita me bllokimin e foltores, ndërsa miratohej kabineti i ri dhe programi qeverisës.

“Kushtetuta fluturonte mbi kokat tona në prani të trupit diplomatik, në një moment solemn, kur Kryeministri i vendit duhet të prezantonte programin qeverisës Shqipëria 2030, ku secili nga ministrat duhet të prezantonte programin sektorial dhe të kishte një debat konstruktiv me opozitën, sepse Kuvendi është salla ku opozita duhet të thotë fjalën e saj, por sigurisht në respekt të demokracisë dhe parimeve kushtetuese”, u shpreh Balluku, shkruan ATSH.

“A është kjo klasa politike që meriton Shqipëria, a është kjo opozita që duhet të ketë një vend i ulur në tryezën e negociatave me BE A quhen dialog parlamentar britmat, përplasjet e duarve mbi tavolina, shishet plastike në ajër? A quhet ky dialog parlamentar?”, vuri në dukje Balluku.

Zv.kryeministrja shtoi se për shkak të kësaj situate, për herë të parë në këto 30 vite, nuk u prezantua programi qeverisës nga shumica e zgjedhur nga qytetarët në sallën e parlamentit, pavarësisht prezantimeve të shumta publike që janë bërë.

“Sjelljet e përsëritura të pakicës parlamentare, na detyruan të votojmë menjëherë programin qeverisës, për të mos humbur me asnjë sekondë nga koha e vyer e shqiptarëve, të cilët janë lodhur nga retorikat boshe e agresive për përfitime personale të eksponentëve partiakë”, shtoi Balluku.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e rikonfirmuar në këto detyra edhe në kabinetin e ri qeveritare, theksoi se Partia Socialiste dhe Qeveria Shqiptare mbeten të angazhuara dhe me përgjegjësi të plot për të vijuar në rrugën e nisur me objektivin e pandryshuar Shqipëria 2030.

“Edhe në këtë mandat qeverisës do të vijojmë me projekte e kantiere të reja për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, përfundoi ajo duke përcjellë foto nga seanca e sotme e Kuvendit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa 68cc5e1ee0159
Lajmi i mëparshëm

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

gabimi i gjyqtarit u pranua por vendimi nuk ndryshon huijsen reagon me ironi 68cc5fd59b356
Lajmi i radhës

Gabimi i gjyqtarit u pranua, por vendimi nuk ndryshon! Huijsen reagon me ironi

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë