bllokimi i aksit librazhd prrenjas drejtori i doganave sqaron si do te levizin kamionet per hyrjet nga maqedonia e veriut do te 699df994611c7

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët: Për hyrjet nga Maqedonia e Veriut do të…

February 24, 2026
1 minut lexim

Në konferencën për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, njoftoi masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas.

Sipas tij, për të garantuar vijimësinë e tregtisë, mallrat po orientohen përmes pikave kufitare të Bllatës për hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kakavijës për hyrjet nga Greqia, ndërsa është shtuar personeli për të përballuar fluksin.

Për mallrat e bllokuara në Qafë-Thanë do të aplikohet regjimi i Transitit të Jashtëm (T1), që lejon devijimin drejt Bllatës me procedurë të përshpejtuar.

Beja theksoi se Doganat janë angazhuar për të minimizuar ndikimin deri në normalizimin e qarkullimit.

“Që në momentin e krijimit të situatës, strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet shqetësimin e bizneseve dhe pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve. Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare:

Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj dhe Kakavijë për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj.

Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe përshpejtimin e procedurave, deri në normalizimin e situatës rrugore.

Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet homologe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është siguruar mirëkuptim i plotë për lehtësimin e qarkullimit. Pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës:

Kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00–22:00, kalimin 24 orë të mjeteve pa ngarkesë, kalimin e produkteve agro që kërkojnë certifikim.

Po ashtu, Dogana shqiptare vijon kontaktet edhe me palën kosovare për të mundësuar lehtësime të mëtejshme në hyrje-daljet e mjeteve dhe mallrave”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be premton realizimin e kredise per ukrainen pavaresisht vetos se hungarise 699df8cadbb58
Lajmi i mëparshëm

BE premton realizimin e kredisë për Ukrainën pavarësisht vetos së Hungarisë

presidenti i ri dhe kompromiset politike a po ndryshon strategjia e pdk se ja skenaret pas takimeve 699df9b405516
Lajmi i radhës

Presidenti i ri dhe kompromiset politike – a po ndryshon strategjia e PDK-së? Ja skenarët pas takimeve

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë